Zyrtare: Eto’o lojtar i Chelseat

29.08.2013 (komentet: 0)

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Samuel Eto’os nga klubi rus, Anzhi Makhachkala.

32 vjeçari më herët ka luajtur nën drejtimin e Jose Mourinhos te Interi dhe tani kthehet nën drejtimin e portugezit për sezonion e ri.

Chelsea e kishte kërkuar Ëayne Rooneyn, por pas dy ofertave të refuzuar Mourinho u kthye kah Eto’o, i cili tashmë është lojtar i Chelseat.

“Nuk ishte vendim i vështirë. Unë kam parë cilësinë e Chelseat dhe isha i kënaqur më parë nga puna me Jose Mourinhon, kështu që kur erdhi mundësia, unë isha shumë i kënaqur me këtë”, ka thënë Eto’o pas prezantimit si lojtar Blu.

Kthehu mbrapa

Shto koment