Zyrtare: Çmimi i biletave për ndeshjen kundër Turqisë prej 3 deri në 20 euro

13.05.2014 (komentet: 0)

Sot më 13 maj, Këshilli Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës nën drejtimin e nënkryetarit Agim Ademi, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku shqyrtoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE në veçanti debatoi për përgatitjet e deritashme për dy ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Kosovës, kundër Turqisë më 21 maj që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe kundër Senegalit e cila do të zhvillohet më 25 maj në Gjenevë dhe konstatoi se përgatitjet po ecin me dinamikën e paraparë.

KE mori vendim edhe për çmimin e biletave për ndeshjen kundër Turqisë dhe do të jenë sikur në vazhdim: Biletat VIP do të kushtojnë 20 euro, për pjesën perëndimore 15 euro, në pjesën lindore 10 euro, ndërsa veri dhe jugu do të kushtojnë 5 euro. KE ka vendosur që për grupet e organizuara të tifozëve, deri në 100 bileta për secilin grup të tifozerisë biletat të jenë 3 euro.

Duke analizuar edhe rrjedhën e kampionatit, i cili ka hyrë në fazën përfundimtare KE u ka bërë thirrje të gjitha organeve relevante që të jenë në nivelin e detyrave që gara të përmbyllën në mënyrën sa më të mirë. /kokaj.net/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment