Zyrtare: Chelsea arrin marrëveshje për Van Ginkel

04.07.2013 (komentet: 0)

Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje me Vittesen për transferimin e mesfushorit holandez, Marco Van Ginkel. 20-vjecari do të bëhet përforcimi i dytë i Jose Mourinhos pas blerjes së gjermanit, Andre Schurrle

Në komunikatën zyrtare të klubit shkruan: “Lojtari do t’i bashkohet Chelseat pas ekzaminimeve mjekësore, marrëveshjes për kushtet personale dhe dokumentacionin legal”.

Mediat angleze raportojnë se 20-vjecari kap vlerën e 8 milionë eurove.


Kthehu mbrapa

Shto koment