Zyrtare: Bayern Munchen shpallet Kampion i Gjermanis

06.04.2013 (komentet: 0)

Sot ishte një ditë e veqant për futbollin Gjerman.

Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë gjashtë javë para se të përfundoi Bundesliga në Gjermani, pasi që ka arritur që si mysafirë të mposhtë skuadrën që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, Eintracht Frankfur me rezultat të ngushtë 1-0, duke thyer një rekord në Bundesligë pasi që është skuadra e parë që shpallet kaq herët kampion, gjashtë javë para se të përfundoi kampionati.

Futbollisti kosovarë, Xherdan Shaqiri ishte titullar në këtë takim dhe njëri prej lojtarëve më të mirëve në fushë.

Bayern mundësinë për të kaluar në eperësi e kishte në minutën 9, ku Shaqiri goditi shtyllën.

Skuadra vendëse, Eintrach Frankfurt, e cila po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve u tregua e rezikshme në pesë minutat në vazhdim derisa Bayern merr inciativën në fushë përsëri.

Në minutën e 25-të, akordohet penallti për Bayernin pasi që Muller pengohet në zonën e rreptësisë. Por, mbrojtësi i majtë Alaba nuk arrin që penalltinë ta shndërroi në gol, pasi që goditja e tij godet anën e jashtme të shtyllës së majtë.

Pas penalltisë asnjëra skuadër nuk ka pasur mundësi të shumta për të shënuar derisa pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0. 

Pjesa e dytë filloi më mirë për Bayern të cilët kërkuan golin e parë. Ai erdhi tek në minutën e 58 ku Shweinsteiger shënon një gol të bukur.

Pas këtij goli ishte Frankufurt skuadër që dominoi takimin duke kërkuar golin e barazimit por pa sukses.

Në minutën e 78-të Frankfrut pati një mundësi të mirë për të shënuar por portieri Neur ishte në vendin e duhur. Dy minuta më vonë referët nuk referuan një pozitë të dyshimtë për penallti përderisa Neur përsëri u tregua i zoti në mbrotjen e një goditje me kokë në minutën e 80.

Minutat në vazhdim ishin minuta të barazpeshuara me mundësi më të mira për shënim të skuadrës vendëse Frankfurt që me ngul insistonte që t'ja shtynte festën bavarezëve.

Në fund, Bayern 1, Eintracht Frankfurt 0. 

Kthehu mbrapa

Shto koment