Zhdrella i lumtur me ftesën në Përfaqësuese
20.05.2014 (komentet: 0)
Ashtu siç ishte paralajmëruar, krahas Kushtrim Mushicës, nga Superliga e Kosovës në listën e Përfaqësueses së Kosovës është ftuar edhe mesfushori i Dritës, Mentor Zhdrella, i cili është i lumtur për këtë.
“Të jesh pjesë e Përfaqësueses është kënaqësi dhe unë jam i lumtur për këtë. Atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se kjo do të reflektojë edhe në fushë”, pohoi Zhdrella për gazetën SportPlus.
Sa i përket rastit, ai theksoi se nëse do të luajë, do të mundohet të tregojë maksimumin. “Jam i përgatitur dhe do ta jap maksimumin”, theksoi Zhdrella.
Sa i përket parashikimeve për takimet, ai ka qenë i rezervuar të flasë. Zhdrella është zgjedhur katër herë si lojtari më i mirë në Kosovë. Ai po qëndron në dhomë me Bajram Jashanicën, dikur bashkëlojtarë te Hysi.
Shto koment