Zapata: Do ta eliminojmë Atleticon

07.03.2014 (komentet: 0)

Cristian Zapata është i bindur se Milani ka gjithë çfarë i duhet për të përmbysur disfatën e ndeshjes së parë ndaj Atletico Madrid dhe për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Rosonerët u mposhtën me rezultat 1-0 në San Siro muajin e kaluar, pas një goli të Diego Costa në minutat e fundit të ndeshjes. Por Zapata ende ka shpresa se Milani do t’ia dalë në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet më 11 mars.

“Një fitore kundër Udineses gjatë vikendit do të na jepte neve një qetësi para udhëtimit në Spanjë për ndeshjen që na duhet për të kaluar në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.

“Do të jetë vështirë në Madrid, por ne do të kërkojmë të luajmë futboll agresiv dhe ta fitojmë ndeshjen”.

“Ne kemi 90 minuta për t’ia dalë dhe e kemi treguar në San Siro se ne mund t’u shkaktojmë atyre probleme. Ne duhet të luajmë siç bëmë në ndeshjen e parë, por këtë herë duhet të shënojmë”, ka thënë Zapata për Milan Channel.

/E.Smerqaku

 

Kthehu mbrapa

Shto koment