Zabaleta flet për rëndësinë e ndeshjes ndaj Romës

29.09.2014 (komentet: 0)

Pablo Zabaleta ka nënvizuar se sa e rëndësishme është që Manchester City ta mposhtë Romën në takimin e nesërm të Ligës së Kampionëve.

“Ne duam t’ia dalim më mirë në Ligën e Kampionëve krahasuar me tre sezonet e kaluara”.

“Ne humbëm ndeshjen e parë ndaj Bayernit, tash ne do të përballemi me Romën në shtëpi dhe e dimë se sa e rëndësishme është ta fitojmë këtë ndeshje”.

 

“Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë, Roma po ia del mirë në ligën e tyre, por ne shpresojmë se mund t’ia dalim mirë dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë argjentinasi.

Kthehu mbrapa

Shto koment