“Youtube” pushtohet nga Shaqiri! (Video)

11.04.2012 (komentet: 0)

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri me golin e shënuar në stilin gërshërë në barazimin e Baselit me Luzernin, ka bërë xhiron e botës. Vetëm për dy ditë goli i tij ishte shikuar nga 700 mijë njerëz në Youtube, ndërkaq kjo shifër tashmë është katërshifruar.

Alban Lumi

 Goli i Shaqirit tani më është shikuar nga mbi dy milionë e gjysmë njerëz. Natyrisht, kjo shifër pritet të rritet ende, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë të shikueshmërisë. Por pos pamjes së parë në Youtube janë parë edhe faqe tjera që e përcjellin golin, të cilat nuk janë të numëruar në këtë shifër. Pasi e kanë parë këtë gol fantastik dhe të rrallë, tifozët bavarez e presin me padurim 20 vjeçarin në “Allianz Arena”. Paraqitjet e Shaqirit me Baselin në dy vitet e fundit kanë bërë që kjo skuadër Baseli të përfitoi shumë adhurues anë e mbanë botës. Baseli që në krahasim me skuadrat e mëdha evropiane konsiderohej modeste, falë lojës së shkëlqyer të Shaqirit por edhe të mesfushorit tjetër shqiptar, Granit Xhaka ka bërë që Baseli në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të mos dëgjoi fare edhe për ish kampionin evropian, Manchetser United. Këta të fundit në Angli janë afër të stolisjes me titullin e 20-të, në ndërkohë nuk ia dolën të kalojnë grupin në garën më prestigjioze evropiane, pikërisht për shkak të lojës fenomenale të Baselit, që me një barazim dhe një fitore ndaj djajve të kuq, u kualifikua në fazën tjetër të grupit, duke e lënë Alex Fergusonin të kënaqet vetëm me vendin e tretë. Por pikërisht për shkak të formës së mirë që po kalon Shaqiri me skuadrën dhe paraqitje impresive me përfaqësuesen zvicerane, sidomos në kampionatin të rinjve kur ishin edhe finalist të kompeticionit, për këmbëshpejtin shqiptar është kujdesur gjiganti gjerman, Bayerni që këtë vit do ta sjellë atë në Mynhen.

http://www.youtube.com/watch?v=sVirYcTzwBE&feature=player_embedded

Kthehu mbrapa

Shto koment