Yaya Toure, ultimatum Cityt

20.03.2013 (komentet: 0)

Mediat Angleze pombardojnë me një lajm që flet për Yaya Touren.

Është ngushtuar periudha e vazhdimit të kontratës së Yaya Toures me Manchester Cityn. Sipas tabloidit britanik The Sun, menaxheri i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë ia ka dhënë një ultimatum drejtuesve të klubit: ose do të vazhdohet kontrata deri të shtunën, ose 29 vjeçari do t’i fillojë bisedimet me klubet tjera.

“Nëse do ta nënshkruante një kontratë për 2-3 ditë, atëherë do të jetë OK. Nëse kjo nuk ndodh deri të shtunën, do të themi: faleminderit dhe mirupafshim. Yaya mund të largohet në qershor, nëse City nuk lëviz. Është njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij ekipi. Nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për motive tjera”, theksoi menaxheri Dimitri Seluk.

Kthehu mbrapa

Shto koment