Xherdan Shaqiri shkëlqen në stërvitjen e sotme

13.01.2015 (komentet: 0)

 

Gjatë stërvitjes që lojtarët e skuadrës së Interit kanë kryer sot në mesditë, me sa duket super ylli më i ri i ekipit, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar shumë më i suksesshëm se rivali i tij në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira, serbi Zdravko Kuzmanovic.

 

Shaqiri ka shprehur gjithë talentin e tij në ekzekutimin thuajse perfekt në të gjitha gjuajtjet e lira në stërvitjen e sotme që ka zhvilluar skuadra e tij më e re.

Kjo e fundit duket qartë edhe në videon e postuar në “youtube” në adresën zyrtare të F.C. Internazionale, ku lojtari i përfaqësueses së Zvicrës u tregua më i miri nga të gjithë shokët e ekipit që provuan veten nga gjuajtje e lira, duke rivalizuar edhe mesfushorin serb, Zdravko Kuzmanovic.

Kthehu mbrapa

Shto koment