XHERDAN SHAQIRI MAHNIT BOTËN: KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI! (VIDEO)

15.01.2015 (komentet: 0)

Lojtari më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, ka shfrytëzuar konferencën e parë për shtyp sizikaltër, për të treguar se ai ka lindur në shtetin e Kosovës.

 ”Jam i lumtur për tifozët shqiptarë të Interit. Unë kam lindur në Kosovë dhe Kosova është Shqipëri”, tha Xherdani në konferencën e sotme. Lojtari me pasaportë zvicerane pritet të debutojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Empolit, e cila luhet të shtunën në orën 18:00. Xherdan Shaqiri po impresionin të gjithë në kampin zikaltër dhe sidomos kampionin e botës, Lukas Podolski, i cili ka thënë fjalët më të mira për ish-mesfushorin e Bayernit.


Si e ke zgjedhur Interin?
Shaqiri: Kisha edhe oferta të tjera, por dëshira ime ishte e qartë. Trajneri më ka prezantuar projektin, fjalët e tij më kanë bindur dhe tani dua t’i ndihmoj klubit që të arrij në nivele të larta. Pavarësisht ofertave, e kam dashur gjithmonë Interin.
 
 
Çfarë ke mësuar duke luajtur me futbollistë si Robben dhe Ribery?
Shaqiri: Mendoj se çdo futbollist dallon, edhe pse nuk më pëlqejnë krahasimet. Secili i ka karakteristikat e tij, edhe pse në Bayern kam luajtur me kampion të mëdhenj. Do të mundohem të jem i dobishëm në Inter, shpresoj të fitoj me këtë ekip.
 
 
Sa afër ke qenë për t’u transferuar në Juventus?
Shaqiri: Kur i lexoj gazetat duket sikur kam zhvilluar kontakte me shumë skuadra, vëllai im ka punuar dhe Juventus ishte një opsion. Unë e doja vetëm Interin, mezi pres të luaj dhe besoj se pozita e tretë është para nesh. Kemi fituar pikë gjatë fundjavës dhe jam i sigurt se do të rikthehemi lart.
 
 
Me ardhjen tënde, a mendon se tifozët shqiptarë do të vijnë në stadium?
Shaqiri: Interi ka shumë tifoz shqiptar, por në përgjithësi ka nga e gjithë bota. Unë jam i lindur në Kosovë. Jam shqiptar nga Kosova.
 
Si mendon se do të ballafaqohesh me një kampionat të komplikuar si ai italian?
Shaqiri: Në futboll nuk bëhen plane personale, ne hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të fituar. Jemi Inter dhe duhet të mendojmë gjithmonë për të fituar. Dua të jem në një klub fitues, të jap kontributin tim. Nuk do të jetë lehtë të fitojmë gjithmonë, por do të provojmë.
 
 
Çfarë raporti kishe me Guardiolën?
Shaqiri: Kam biseduar pak me trajnerin spanjoll, e dinte se dua të largohem.

Kthehu mbrapa

Shto koment