Xhaka në Serie A? Por jo te Inter

28.03.2013 (komentet: 0)

Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta spekulimet mediatike për një interes të Interit ndaj lojtarit shqiptar me pasaportë zvicerane Granit Xhaka, që aktualisht luan si mesfushor i Borussia Munchengladbach, madje u fol edhe për një ofertë konkrete prej 9 milionë eurosh.

Gjithsesi, ashtu siç mund të lexohet edhe në faqen e Fc Inter, vetë babai i futbollistit i kontaktuar nga gazetarët ka pohuar se interesi për Granitin nuk mungon, por konkretisht ai vjen jo nga zikaltërit por nga një tjetër klub italian, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur dhe që është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me 20-vjeçarin Xhaka.

Kthehu mbrapa

Shto koment