Xhaka: Ndihem rahat në Monchengladbach

15.06.2013 (komentet: 0)

Granit Xhaka e ka përsëritur edhe njëher se nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Monchengladbachu. Madje, mesfushori kosovar thotë se ndihet i lumtur në ekipin gjerman, tek i cili e pati një sezon me luhatje

Ai e nisi sezonin si titullar, ndërsa në pjesën tjetër të sezonit përfundoi rregullisht në bankinë, kurse trajneri Lucien Favre ia dha rastin sërish në ndeshjet e fundit.

Edhe pse flitej se ai mund të përfundojë në Lazio gjatë verës, 20 vjeçari siguron se e ardhmja e tij është e lidhur me klubin nga Bundesliga, të cilit iu bashkua vitin e kaluar nga Baseli për 8,5 milionë euro.

“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga klubi. Krejt çka është folur është shpikje e medieve. Unë jam i lumtur në Monchengladbach”, deklaroi Xhaka, I cili gjendet në Prishtiunë për pushime. 

Kthehu mbrapa

Shto koment