Xavi nderon legjendën Puyol

16.05.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka nderuar bashkëlojtarin Calres Puyol, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

 Të dy lojtarët u shfaqën në konferencën për shtyp në ngjarjen e veçantë ku Puyol i tha lamtumirë ekipit.

“Unë flas në emër të të gjithëve. Ky moment është dukur shumë larg kur kemi arritur të jemi bashkë në ekipin e parë, por tani ka ardhur. Koha kalon për të gjithë, dhe duket se shkon edhe më shpejt për sportistët”.

“Fjala që është dëgjuar më shumë sot është “faleminderit'. Ne kemi shumë gjëra për të falënderuar – sakrificë, guxim dhe sjellje të mirë”.

“Unë kurrë nuk do të harroj finalen në ëembley kur të thashë se ti duhet ta ngrisësh trofeun edhe pse luajte pak minuta. Por, më pas më the se Abidal duhet ta ngrisë trofeun. Më ke dhënë një mësim jetësor”.

“Gjithmonë ke qenë zemërgjerë ndaj të gjithëve, ndaj lotjarëve të lënduar, ndaj lojtarëve që s'kanë luajtur shumë. Ti gjithmonë u ke ofruar dorën tënde. Ti ke dhënë gjithçka për ekipin. Më kujtohet edhe loja jonë me top të tenisit në zhveshtore. Je njeriu më profesionist me të cilin kam ndarë zhveshtoren”.

“Ti ke qenë me neve kur kemi fituar gjitihçka dhe kur s'kemi fituar asgjë. Kjo është arsyeja pse jemi në gjendje t'i vlerësojmë momentet e tilla. Jam shumë krenar që kam ndarë karrierën me ty dhe do të dëshiroja që të jemi bashkë në projektet e ardhshme në klub”.

“Ti je simboli i Barcelonës dhe klubi ka nevojë për ty”, ka deklaruar Xavi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment