Xavi: Barca dhe Atletico në të njëjtin nivel
30.03.2014 (komentet: 0)
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, beson se sfida e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridi do të jetë e ngjeshur dhe se të dyja skuadrat kanë shanse për të arritur në gjysmëfinale.
“Ne jemi në pozitën e dytë në ligë tash, por e dimë se kemi përballë një ekip shumë të fuqishëm. Atletico Madrid është në një formë brilante për momentin”.
“Ndoshta i vetmi hendikep që ne kemi është se ne luajmë ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon, por mendoj se sfida është 50-50”.
“Mbase ne jemi favoritë të lehtë për shkak të historisë. Por nëse shikojmë se si të dyja skuadra luajnë, është shumë e barabartë. Do të vendoset nga detajet”.
“Neve zakonisht nuk na pëlqen të luajmë ndaj tyre, pasi ata nuk na lejojnë shumë hapësira. Ata janë të mirë në mbylljen e hapësirave ku ne përpiqemi t’i krijojmë gjërat. Në Diego Costan ata kanë një lojtar i cili është në formë brilante. Ai nxjerr maksimumin nga çdo situatë”, ka thënë Xavi.
Shto koment