Willian: Erdha te klubi më i mirë në botë

28.08.2013 (komentet: 0)

Transferimi i ri i Chelseat, Willian, më në fund ka nënshkruar me klubin e tij të ri, i cili thotë se është një prej ekipeve më të mira në botë.

Chelsea që disa ditë e ka konfirmuar transferimin e Willian, por ai nuk kishte nënshkruar për shkak të lejes së punës që është dashur të merrej nga autoritetet britanike.

Dhe, në deklaratën e parë si lojtar Blu, braziliani është shprehur tejet entuziast.

“Chelsea është një prej klubeve më të mira në botë dhe tani do të luaj për një prej menaxherëve më të mirë në botë, kështu që jam shumë i lumtur dhe mezi po pres që të luaj”, ka thënë Willian.

Kthehu mbrapa

Shto koment