Wenger shpreson ta eliminojë Bayernin

09.03.2014 (komentet: 0)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se fitorja në Kupën FA do t’i ndihmojë skuadrës së tij për të forcuar vetëbesimin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

 

Topçinjtë e mposhtën Evertonin me rezultat 4-1 dhe në gjysmëfinale pritet të luajnë kundër Manchester Cityt ose Wiganit.

Ndërkohë, në mesjavë, ata zhvillojnë ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena, teksa përballjen në Emirates e kanë humbur me rezultat 0-2.

“Ishte e rëndësishme që të fitonim, që të ishim në gjendje pozitive psikologjike dhe të frymëzohemi nga fokusi ynë, nga dëshira jonë dhe të shkojmë te Bayerni me shpirtin e njëjtë”.

“Statistikat janë kundër nesh te Bayerni, por të shpresojmë se do të luajmë mirë dhe pastaj kemi një shans”, është shprehur francezi.

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment