Wenger: Henry mund të bëhet trajner i Arsenait

22.11.2014 (komentet: 0)

Thierry Henry mund të rikthehet te Arsenal në cilësinë e trajnerit, thotë menaxheri aktual i Topçinjve, Arsene Wenger.

“A mund të rikthehet Henry si trajner? Nuk është e pamundshme. Do të mirëprisja të rikthehen njerëzit të cilët kanë luajtur për ne, por jo vetëm për ndonjë detyrë nderi. Duhet të jetë një detyrë që është e nevojshme dhe një ku ju zgjoheni në mëngjes dhe bëni diçka”.

“A ka kualitete Henry të bëhet menaxher? Po... por ai ka vendosur ta sakrifikojë jetën. Kur ju jeni lojtar, ju mendoni se është aq e thjesht të jesh menaxher. Kur jeni menaxher, ju mendoni se përnjëherë bëhet aq e komplikuar dhe nëse nuk jeni i përgatitur për këtë, ju nuk mund të mbijetoni”.

“Një kualitet që ju nevojitet është rezistenca ndaj kritikave kur ju mendoni se ato nuk janë të arsyeshme. Nuk e di se si ai do të përballej me këtë”.

“Ai duhet ta mësojë detyrën së pari. Kam parë shumë që i kanë kualitetet dhe ata nuk i kanë mbijetuar detyrës së parë pasi ata nuk janë të gatshëm”, ka thënë Wenger.

Kthehu mbrapa

Shto koment