Volejbollistet e “Selami Hallaqit” më të mirat në Kosovë

07.05.2012 (komentet: 0)

Vashat e ekipit të volejbollit nga shkolla fillore “Selami Hallaqi” kanë triumfuar në Garat Republikane duke dal të jenë më të mirat në mesin e ekipeve pjesëmarrëse nga pjesët e ndryshme të Kosovës të cilat paraprakisht kishin ngadhënjyer në garat regjionale.


 



Ekipi i shkollës “Selami Hallaqi” ka mundur në finale vashat nga shkolla “Zenel hajdini” m nga Prishtina, edhe atë me 2 me 0 në seta. Duke u shpallë kështu Kampion i Kosovës në Volejboll.

Përndryshe, siç ka bërë të ditur për Portalin e Lajmeve “2lonline”, Blerim Sylejmani nga Shoqata profesionale e sportit shkollor , garat në lojën e Volejbollit në Nivel Republikan u mbajtën në qytetin e Lipjanit nën organizimin e Federatës së Sportit Shkollorë dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve te Kulturës Fizike dhe sportit shkollor të Lipjanit.

Të ftuara për pjesëmarrje në garat sportive kanë qenë shtatë [ qendrat e republikës së Kosovës, ndërsa pesë prej tyre iu janë përgjigjur ftesës.

Regjionet pjesëmarrëse ishin:

1. Mitrovica – SHMU “ Jusuf Gërvalla”
2. Prishtinë – SHMU “ Zenel Hajdini”
3. Gjilan – SHMU “ Selami Hallaqi”
4. Ferizaj – SHMU “ Dituria”
5. Pejë – SHMU “ Fan S. Noli”

Loja Ekipet garuese S.I S.II S.III R.P
1 Fan S. Noli 16 08 /// 0
Selami Hallaqi 25 25 /// 2

Loja Ekipet garuese S.I S.II S.III R.P
2 Jusuf Gërvalla 25 18 07 1
Zenel Hajdini 22 25 15 2

Rrethi i dytë ( Gjysmëfinale )
Loja Ekipet garuese S.I S.II S.III R.P
3 Dituria 20 10 /// 0
Selami Hallaqi 25 25 /// 2

Rrethi i tretë ( Final )

Loja Ekipet garuese S.I S.II S.III R.P
4 .”Zenel Hajdini “ Prishtinë 18 12 /// 0
.”Selami Hallaqi “Gjilan 25 25 /// 2

Përndryshe, duke folur për lojën finale, Blerim Sylejmani tregon se vashat e Shkollës fillore Selami Hallaqi të udhëhequra nga profesoresha Teuta Mehmeti jo vetëm që i mundën moshatarët e tyre me rezultat bindës, ato zbukuruan edhe parketin e Palestrës në Lipjan me bukurinë, veshjen dhe sjelljet e tyre gjatë gjitha ndeshjeve.

“Vlen të theksohet se pas ndeshjeve shikuesit të cilët për së afërmi i përcollën lojrat thanë se këto vajza mundë të na përfaqësojnë shtetin tonë edhe në gara Ndërkombëtare e shpresojmë se në një të ardhme të afërt ato dhe sporti shkollor në përgjithësi do të na përfaqësojnë në mënyrë të denjë”, ka thënë Sylejmani.

Ai ka lavdëruar veçmas lojtaren Venera Kadriu nxënëse e klasës VI e cila mahniti spektatorët me ngritjet e saja dhe dëshmoi talentin e saj në këtë sport.

Përndryshe, më të merituarit për suksesin e arritur janë :Teuta Maliqi-Mehmeti, Ronita Leka, Blorenta Kadriu, Venera Kadriu, Fjolla Shabani,Yllka Morina, Erika Agaj, Loresa Latifi, Elsa Korqa, Lirijana Kosumi, Fëllanza Sylaj,Gresa Ismajli. Drejtori i shkollës Ahmet Aliu dhe kryetari i Shoqatës Blerim Sylejmani. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment