Vokrri: Shqipërisë duhet t’i jepet fitorja 3-0

15.10.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, beson se UEFA duhet ta ndëshkojë Serbinë dhe t’i japë fitore 3-0 Shqipërisë, pas asaj çfarë ndodhi mbrëmë në Beograd.

“Lojtarët shqiptarë kanë treguar maturi, kanë treguar dinjitet, gjakftohtësi edhe pse kanë qenë të sulmuar nga një pjesë e publikut. Mendoj që ata në mënyrën më të denjë janë prezantuar”, citohet të ketë thënë ish-sulmuesi i Partizanit për Anadolu Agency.

“Organizimi i ndeshjes bie mbi palën pritëse dhe mendoj që kur të ndodh rasti, atëherë dikush ka qenë i papërgjegjshëm”.

 

 

“Mirëpo në këtë mënyrë, të grushtohen lojtarët dhe akterët në një fushë, është për të papranueshme dhe mendoj që këtu nuk ka asnjë dilemë se UEFA duhet të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë, do të thotë të regjistrohet 0:3”, ka shtuar Vokrri. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment