Vokrri: Në UEFA në fillim të vitit 2016

07.05.2015 (komentet: 0)

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri gjatë emisionit “Rubikon” të KTV-së që po vazhdon të transmetohet në këto momente, ka deklaruar se FFK pret që të pranohet në fillim të vitit 2016.

“Nuk do të jepja periudha kohore, por për neve është me rëndësi është që të mos humbet asnjë garë”.

“Duam që skuadrat të mos humbasin sezonin tjetër dhe të fillojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Europa League”, shtoi ai.

“Presim që deri në fillim të vitit të ardhshëm të kompletohet gjithçka. Jemi optimistë”, tha Vokrri.

"FIFA kërkon që të jemi të pranuar në konfederatën përkatëse (UEFA) në mënyrë që të mund të pranohemi dhe në FIFA", theksoi Presidenti i FFK-së.

Kthehu mbrapa

Shto koment