Vjen triumfi i dytë për Kosovën

12.10.2014 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka fituar miqësoren kundër skuadrës zvicerane, Will, me rezultat 1-0.

Kosova dhe Will janë ndeshur në Zvicër në stadiumin IGP Arena, në një ndeshje miqësore, ndërsa për përfaqësuesen tonë më shumë ishte një ndeshjes testuese.

Skuadra e Albert Bunjakit është treguar ekip më i mirë duke mundur ekipin zviceran golin e Kushtrim Lushtakut në minutën e 77-të, raporton Kosovapress.

 

Kosova e cila në këtë ndeshje hyri pa disa lojtarë kryesorë, arrin fitoren e dytë në takimet ndërkombëtare, pasi ditë më parë kishte mposhtur Omanin më rezultat identik (1-0). /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment