Vjen edhe goli i 200-të i legjendes Lampard.

17.03.2013 (komentet: 0)

Sot ishte një ditë e veqant per futbollin Londinez,mesfushori legjendar i Chelsea-t,Frank Lampard shënoi golin jubilar per Kampionin Evropian.

Në kryeqytetin britanik sot u luajtën dy ndeshje të Premier League, në të cilat u ndeshën rivalët lokalë. Tottenhami luajti kundër Fulhamit, duke pësuar humbje me rezultatin 0:1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollisti bullgar Dimitar Berbatov, i cili nuk e kremtoi golin pasi karrierën e tij në Angli e kishte filluar pikërisht në skuadrën e Tottenhamit. Në takimin tjetër londinez, u ndeshën Chelsea dhe West Ham, të cilin e fituan futbollistët e veshur me fanella të kaltra, me rezultatin 2:0, kurse Frank Lampard me këtë rast shënoi golin e tij të 200-të si pjesë e Chelseat. Është interesante se Lampard karrierën e tij e kishte nisur pikërisht te West Hami. Golin tjetër për Chelsean e shënoi belgu Eden Hazard. Kësisoj Chelsea e shfrytëzoi shumë mirë kiksin e Tootenhamit, duke e tejkaluar për një pikë në pozitën që çon në gara evropiane.      

Kthehu mbrapa

Shto koment