Villas-Boas: Duhet të luftojmë për vendin e katërt.

19.03.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka porositur ekipin e tij të “vazhdojë luftën” për top katërshe, pas një varg rezultatesh të pakëndshme ngushtuan diferencën ndaj Arsenalit.

Disfata nga Fulhami të dielën ishte e dyta e njëpasnjëshme në ligë për Spurs, dhe ngushtoi në katër pikë avantazhin ndaj Toçinjve, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, e që mund ta zvogëlojë atë në një pikë.

“Ne nuk mund të fshihemi nga ajo çfarë ka ndodhur në të kaluarën por duhet të sigurohemi ta shmangim atë sërish. Ka qenë një muaj i vështirë. Por nëse ne mund të gjejmë formën sërish, vetëbesimin, fitoret, atëherë ne mund ta mbyllim këtë cikël”.

“Ne vetë duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i bindur se mund ta bëjmë këtë. Nuk është faktor psikologjik i lojtarëve dhe më e rëndësishme është se ne kemi mjaft ndeshje të mbetura për ta penguar atë të ndodhë dhe të dalim nga kjo situatë”, ka thënë portugezi për The Sun.

Kthehu mbrapa

Shto koment