Vidal: Juve mund t’i fitoj dy trofe

01.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, duket se pas tripletës, tani synon dopietën dhe tani duket më i vendosur se kurrë.l

Kiliani i cili ëndërron ta fitojë tripletën, por që edhe këtë vit ka dështuar ta realizojë atë, ka shfaqur paraqitje shumë të mira për Juventusin së fundmi dhe shpreh bindjen se ekipi i tij mund të fitojë trofe të dyfishtë.

Vidal shpreh keqardhjen që nuk luan ndaj Milanit për shkak të suspendimit, por shprehet i bindur në fitore.

“Ndaj Trabzonsporit ne luajtëm shumë mirë, ne startuam në mënyrën më të mirë të mundshme dhe treguam dëshirë për të fituar”.

“Vërtet më vjen keq që nuk do të jem në gjendje të luaj në San Siro, por jam i kënaqur që do të luaj në mesjavë dhe e di se ekipi do të bëjë mirë ndaj Milanit”, ka thënë Vidal.

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment