Vetëm Messi e Ronaldo janë para Suarez – thotë Bellamy

23.03.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Cardiff Cityt, Craig Bellamy, mendon se Luis Suarez është futbollisti i tretë më i mirë në botë, pas dyshes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Futbollisti i Liverpoolit po vazhdon me formën mahnitëse këtë sezon, ndërsa të shtunën shënoi het-trik duke regjistruar 28 gola në 25 paraqitje dhe është golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin.

Ish-lojtari i Redsave beson se 27-vjeçari është futbollisti më i mirë në Ligën Premier.

“Është Messi, pastaj Ronaldo – kjo është sa u përket më të mirëve, futbollistëve më të mire (në botë), sepse ata kanë arritur një nivel që mendoj se asnjëri nga ne nuk e ka parë kurrë; këta po shënojnë nga 40 apo 50 gola rregullisht brenda një sezoni”.

“Pastaj është një grup menjëherë nën ta dhe Luis është në krye të atij grupi”, ka deklaruar Bellamy.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment