Van Persie: United, klubi im i fundit

27.03.2013 (komentet: 0)

Sulmuesi holandez, Robin Van Persie, ka lëvduar klubin nga Old Trafford, duke thënë se është ambienti ideal për të dhe për të gjithë lojtarët që duan të arrijnë më të mirën në karrierë.

“Për vitet e ardhshme, klubi im do të jetë Manchester United. Dhe ndoshta edhe më gjatë. United mund të jetë klubi im i fundit”.

“Secila ditë te United është sfidë e re. Zhvillimi im është në proces të vazhdueshëm. Marr shtytje të madhe kur rrethohem nga trajneri dhe bashklojtarët, të gjithë kanë idetë e tyre, është një ambient fantastik për të punuar”, është shprehur Van Persie.

Holandezi ka 23 gola në 38 paraqitje për Manchester Unitedin këtë sezon. 

Kthehu mbrapa

Shto koment