Van Persie fyen UEFA-n

21.03.2013 (komentet: 0)

Eleminimi i Man Utd nga Liga e Kampionëve ende nuk ju është hekur nga koka e Robin Van Persie-t.

Gjyqtari Cuneyt Cakir, i cili përjashtoi Nanin nga loja në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, ka qenë subjekt i kritikave dhe fyerjeve të lojtarëve dhe tifozëve të Manchester United, ndërsa radhës së gjatë i është bashkëngjitur me një deklaratë bombastike për media edhe Robin Van Persie.

“Ai karton i kuq ishte tejet i pajustifikueshëm. Nuk ishte as karton i verdhë e madje as gjuajtje e lirë. Nani nuk ka mundur të bëjë asgjë për këtë, ai shumë pak e preku Arbeloan”.

“Gjëja më e keqe është që UEFA po e përkrah gyqtarin. Ky është akt qyqar, sepse unë nuk e kuptoj këtë. Pse nuk bëhen të sinqertë dhe të thonë: ‘Ai nuk e ka parë atë rast?”.

“Madje edhe lojtarët e Real Madridit më kanë thënë se ai nuk ishte karton i kuq”, është shprehur Van Persie.

Më tej holandezi shtoi se gjithçka ishte në rregull para kartonit të kuq dhe se pa të, Real Madridi nuk do të kishte gjasa të kualifikohej në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment