Van Gaal: Skuadra tregoi shpirt

08.02.2015 (komentet: 0)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, beson se lojtarët e tij u munduan shumë për të arritur një barazim ndaj West Hamit.

 

Djajtë e Kuq ishin pranë humbjes së pestë në sezon, por Daley Blind në minutat shtesë arriti të siguronte një barazim për të shpëtuar nga humbja. “Skuadra tregoi shpirt dhe karakter fantastik pasi pësoi golin e parë. Ua thashë këtë dhe i falënderova”. “Pjesa e parë nuk ishte e mirë sa duhet, humbëm të gjithë topat e parë dhe kjo është përse nuk arritëm të largoheshim nga presioni i West Hamit”. “Në pjesën e dytë treguam sa të mirë mund të jemi pavarësisht rrethanave. Kjo është pse jam i lumtur me pjesën e dytë dhe mund të fitonim ndeshjen, por nuk bën që ta nisim në atë mënyrë”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

Kthehu mbrapa

Shto koment