Valdrin Frangi refuzon të luaj për kombëtaren e Francës

06.02.2013 (komentet: 0)

Valdrin Frangi, futbollisti 22 vjeçar i lindur ne Ferizaj, e tani jeton në Francë dhe luan në ekipin e FC Saint Louis, ka refuzuar të jetë pjesë e reprezentacionit A të kombëtares së Francës, për dy arsye. Arsyeja e parë është që Valdrini pret thirrje nga reprezentacioni i Shqipërisë (gjë që ende nuk ka ndodhur), dhe arsyeja e dytë është se kombëtarja franceze nuk e ka thirr Valdrinin të luaj per ekipin U-16 derisa Valdrini ishte në atë moshë.

Valdrin Frangi

Valdrin Frangi

 

Valdrini thoë: ‘Unë falenderoj federatën franceze dhe trajnerin që janë kujtuar të më thirrin, por kur më është dashur më shumë mbeshtetja e federatë në kohën kur mund të luaja për U-16 (ekipin e shpresave), nuk më është dhënë mundësia, kurse tani kur jam 22 vjeçar dhe në top formë, pres thirrjen nga ekipi i shtetit tim, nga Shqipëria’./GazetaDitore.com

Kthehu mbrapa

Shto koment