Valdet Rama etiketohet si “Ronaldo i Kosovës”

27.03.2014 (komentet: 0)

Futbollisti i Valladolid dhe i kombëtares shqiptare ka marr një nofkë të re në mediat spanjolle, për lojën e tij.

Portali i njohur spanjoll, “Vavel” ka publikuar një shkrim për sulmuesin nga Kosova të skuadrës, Real Valladolid, Valdet Rama.

“Angazhimi i Valdet Ramës nga Real Valladolid ishte edhe një ndër shumë lojtar të panjohur nga performansa e tyre. Ai nuk kishte luajtur në nivele të larta në Evropë, ndërsa për të ishin vetëm disa video incizime në Youtube”, shkruan “Vavel”, transmeton “Sporti1”.

Portali shkruan rrjedhën e karrierës së tij që nga kalimi te skuadra spanjolle, duke nxjerr në pah një fillim të vështirë, probleme fizike, deri sa gjendja aktuale e tij që është i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të fushës.

“Nofkën ‘Ronaldo i Kosovës’, ai e fitoi me lojë. Duke kujtuar sllallomin sikur Maradona në San Mames. Zenitin e arriti në lojën me Levanten, kur i bëri shumë probleme mbrojtjes”, shkruan Vavel. 

Kthehu mbrapa

Shto koment