Valdes: Lamtumirë Barcelona ime

14.05.2014 (komentet: 0)

Portieri i Barcelonës, Victor Valds, i ka dhënë lamtumirën e fundit ekipit katalanas në një letër emocionale të publikuar në uebfaqen zyratre të klubit nga Camp Nou.

Valdes në letrën e tij lamtumirëse para largimit nga Barcelona ka falënderuar trajnerët Van Gaal, Rijkaard, Guardiola dhe Vilanova për përkrahjen që i kanë dhënë ndër vite.

Portieri largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, por nuk do të ketë mundësinë që në fushë t'u thotë lamtumirë tifozëve për shkak të një lëndimi në gju që e ka lënë jashtë aksionit nga muaji mars.

“Koha ka ardhur për t'iu thënë lamtumirë të gjithëve. Fatkeqësisht, unë nuk jam në gjendje që t'iu them lamtumirë duke luajtur futboll, ashtu siç do të kisha pasur dëshirë, por kjo është jeta, dhe ky vit ka qenë shumë i pamëshirshëm ndaj meje”.

“Faleminderit Van Gaal që tregove guximin e nevojshëm për të rrezikuar me një talent në të cilin ke besuar vetëm ti. Ti fillove ta ndërtosh këtë Barcelonë historike, që kam qenë i privilegjuar të jem pjesë e saj. Faleminderit nga zemra”.

“Faleminderit Frank Rijkaard, që më ke dhënë besimin e nevojshëm, që më ke mundësuar të arrij trofe dhe të prek Kupën e Evropës në Paris. Ku do që je, unë të kam borxh për gjithë jetën”.

“Faleminderit Pep Guardiola, që më ke hapur dyert për të luajtur një lojë që ka qenë e panjohur për mua, që më udhëhoqe gjatë gjithë rrugës dhe që ke shikuar vetëm drejt suksesit. Ne e bëmë këtë bashkë, në rregull? Ne gjithmonë do të kemi një lidhje të till, dhe më beso, do të jetë e përjetshm”.

“Faleminderit Tito. Ku do që je, të falënderoj që më mësove jo vetëm si të fitoj, por edhe më ke dhënë forcën dhe karakterin e nevojshëm për t'u përballur me jetën”.

“Faleminderit të gjithë kolegëve të mi me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj, e që është bartja e stemës së Barcelonës në gjoks ditë për ditë, që më bënë të ndihem të rëndësishëm brenda grupit dhe për gjithë atë që bëmë bashkë ndër vite”.

“Dhe natyrisht të mos i harroj njerëzit më të rënëdsishëm, ata që përgjatë 12 viteve si profesionist nuk më kanë lënë asnjëherë në baltë, tifozët besnikë të Barcelonës”, u shpreh Valdes në letrën emocionale.

Valdes ka bërë mbi 500 paraqitje për Barcelonën që prej debutimit të tij në vitin 2002.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment