Urtina Ismalji stoliset me medalje të argjendtë në Qwan Ki Do

16.04.2014 (komentet: 0)

Në kampionatin e tretë evropian të Qwan Ki Do (Kuan Ki Do), për junior dhe fëmijë, Urtina Ismajli kë zënë vendin e dytë.

 

Në këtë kampionat të rëndësishëm që u mbajt me 12 prill në në Châlons-en-Champagne të Francës dhe në të cilin morën pjesë rreth 430 garues junior dhe fëmijë, 12 vjeqarja nga Kosova, Urtina Ismalji, është dekoruar me medalje të argjendtë.

Urtina ka qenë një nga 30 pjesëmarrësit e ekipit kombëtar të Zvicrës. Brenda ekipit Zviceran ka garuar edhe 10 vjeqari Fidan Ismalji i cili, në këtë kampionat, u klasifikua në pozitën e katërt. Urtina dhe Fidani janë vëlla e motër dhe kanë lindur në Zvicër por prindërit e tyre janë nga Gjilani.

Urtina Ismalji ushtron Qwan Ki Do që nga Janari i vitit 2013 në QKD Club Dietikon të Zvicrës. Trajnerët e sajë, Angelo Zappulla dhe Urs Wehrli, kanë deklaruar se Urtina është një telente e cila premton shumë në të ardhmen. Sipas tyre, Urtina, por edhe Fidani, gjenden në mesin e shpresave të Zvicrës në këtë sport luftarak.  

Qwan Ki Do bënë pjesë në sportin më të lashtë luftarak. Është pjesë e teknikës Kung Fu që është aplikuar nga shaolinët në Kinë dhe Vietnam që nga viti 2500 para erës sonë.   

 

/kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment