Unitedi do të shpenzojë 300 milionë funte gjatë verës?

02.03.2014 (komentet: 0)

Mediat britanike raportojnë se buxheti i transferimeve të Manchester Unitedit për afatin e ardhshëm veror mund të arrijë shifrën prej 300 milionë funtesh.

 

Sipas The Mail on Sunday, drejtuesit e klubit anglez aktualisht kanë në dispozicion 200 milionë funte për ta freskuar skuadrën.

Mirëpo, një numër i konsiderueshëm lojtarësh pritet të shiten, ashtu që shuma e ekzistuese mund të ngritet deri në 300 milionë funte.

Megjithatë, përkundër fuqisë financiare, Unitedi do ta ketë problem që të joshë top-lojtarët nëse nuk e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, Djajtë e Kuq janë 12 pikë prapa pozitës së katërt në tabelë.

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment