United e do Ronaldon përmes Fergiet

15.06.2013 (komentet: 0)

Klubi anglez Manchester United kanë filluar manovrimin e radhës për ta rikthyer në radhët e veta,ish yllin e tyre, tani të Realit,portugezin Cristiano Ronaldo. Ata tani po duan ta përdorin fuqinë që ka Alex Ferguson, për ti ndihmuar ta rikthejnë Cristianon.

E këtë duan ta shfrytëzojnë për ndikimin që ka Ferguson te Ronaldo,që Ronaldo e konsideron si baba të tij,dhe pse Ferguson nuk do të përzihet më në epokën e re të David Moyes, por ai ende mund ta inkurajojë atë të rikthehet për një shumë prej 65 milion funtash, dhe pagën të cilën e dëshiron Ronaldo.

E afrimin te United mediat angleze e lidhin me postimin e djeshëm të Ronaldos në tëitter ku shkroi: "Të gjitha lajmet rreth rinovimit tim me Real Madridin janë të rreme".

Poashtu në këtë qështje hyn edhe Garteh Bale, e kjo ndërlidhet me atë që e kishte deklaruar Ferguson se nuk do ta lëshonte Bale të ikte nga Anglia, por nëse Bale ikën te Reali, kjo medeomos do të sinjalizonte rikthimin e Ronaldos te Unitedi.

Kthehu mbrapa

Shto koment