United duhet ta shesë Rooneyn te rivalët

25.08.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka këshilluar Manchester Unitedin që të lejojë shitjen e Wayne Rooneyt te ndonjë prej rivalëve të Ligës Premier dhe të mos sillet si klub i prapambetur.

Mourinho ka shfrytëzuar një prej deklaratave të tij për të luajtur lojën e tij psikologjike mbi David Moyesin, duke i treguar shembuj se si në Itali rivalët shesin top lojtarët ndërmjet vete.

“Mentaliteti i prapambetur tipik i – ‘unë nuk i shes lojtarët te klubet rivale’ nuk i ndihmon tregut dhe nuk i ndihmon lojtarëve”.

“Shikoni në Itali, kjo ndodhë çdo sezon pa problem. Lojtari dëshiron të kalojë nga Milani te Interi, nga Interi te Milani, nga Roma te Juventusi, apo nga Juventusi te Interi dhe ata e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës”.

“Shihni Inzaghin, ai luajti për Juventusin, Milanin dhe Interin. Prej të mëdhenjve vetëm Totti ka qëndruar gjithë jetën në klub. Pirlo ka luajtur për Interin, Milanin dhe Juventusin”.

“Ndonjëherë i dërgojmë lojtarët jashtë vendit, por është mirë që lojtari të shitet në të njëjtën kampionat, sepse kështu forcohet kampionati. I jepni kontribut të keq vendit tuaj duke e shitur top lojtarin jashtë vendit”, ka thënë Mourinho.

Kthehu mbrapa

Shto koment