United afër transferimit të Kroos

22.05.2014 (komentet: 0)

Manchester Unitedi është pranë arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos.

Sipas Manchester Evening News, të mërkurën mbrëma, Djajtë e Kuq për pak sa nuk e bindën gjermanin që të nënshkruante.

Thuhet se Unitedi tashmë ka marrëveshje bazë me klubin gjerman për blerjen e 24-vjeçarit për një shumë prej 25 milionë eurosh.

Kroos ka edhe një vit në kontratën e tij, por nuk është i interesuar që të qëndrojë në Allianz Arena.

Menaxheri Louis van Gaal thuhet t’ua ketë dhënë dritën e gjelbër zyrtarëve që merren me transferime që ta blejnë mesfushorin. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment