Ulet çmimi i biletave për “Final-Four” nga 5 në 2.50 euro

27.04.2014 (komentet: 0)

Sigal Prishtina ka vendosur që ta ulë çmimin e biletave nga 5 euro në vetëm 2.5 euro për fazën finale të “Final-Four”.

Meqë Bardhekaltërit në gjysmëfinale u mposhtën nga Galil Gilboa dhe nuk arritën të kualifikohen në finale të Ligës Ballkanike, kryesia e kësaj skuadre ka marrë vendim që ta ulë çmimin e biletave në mënyrë që edhe sot të mbushet palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sigal Prishtina sot me fillim nga ora 14:00 do të ndeshet me Ballkanin për vendin e tretë, ndërsa në ora 16:30 luhet finalja mes Levskit dhe Galil Gilboas. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment