Trondidet kombëtarja Franceze, Ribery dhe Benzema të dyshuar për seks me një vajzë nën moshën 18 vjeqare në botrorin e 2012.

18.06.2013 (komentet: 0)

Kombëtarja e Francës është tronditur ditën e djeshme, pasi dy futbollistët më të mirë të saj, Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të dalim para gjykatës. Mediat evropiane shkruajnë se shkak është bërë kryerja e marrëdhënieve seksuale me prostituta të mitura. Bëhet fjalë për një vajzë që në vitin 2012 ishte nën moshën 18 vjeqare.

Ngjarja ka ndodhur para Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, kur vajza me të cilën ata akuzohen se kanë kryer marrëdhënie, Zahia Dehar, ka qenë nën 18 vjeç, pasi tani ajo është 21 vjeç, ndërkohë që ajo vetë ka thënë se ata nuk e dinin që ajo ishte minorene. Nën akuzë janë edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve dhe tutorë, që akuzohen për mbajtje me dhunë të prostitutave. Në 2010-ën ndaj të dy futbollistëve nisi një hetim për përfshirjen në një rrjet prostitutash, ndërsa Benzema ka pranuar se ka shkuar me vajzën algjeriane në vitin 2009. Por vajza thotë se ata kanë kryer marrëdhënie një vit më parë, pra kur ajo ishte 16 vjeç. Por Dehar ka thënë se ajo i ka gënjyer ata për moshën dhe lojtarët nuk ishin në dijeni. Është e vështirë që të besohet se vetëm tre vite më parë Zahia Dehar ishte një prostitutë adoleshente, që përfshiu në skandal seksual tre futbollistë të njohur francezë. Tani vajza që u bë problem për Riberinë dhe Benzema, është 21 vjeç, nuk është më minorene, por edhe e ka ndryshuar plotësisht fatin e saj, duke u bërë dizajnere të brendshmesh. Ajo e prezantoi koleksionin e saj në Paris në sezonin e fundit para një vitii.

Kthehu mbrapa

Shto koment