Trepça kualifikohet në gjysmëfinale

17.03.2013 (komentet: 0)

Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së këtij trofeu. Skuadra mitrovicase është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, pasi të premten, në ndeshjen çerekfinale ka mposhtur ekipin e RTV 21, me rezultatin 75:68.

Kjo ndeshje e zhvilluar në Vushtrri ishte paraparë të luhej të enjten, por ishte shtyrë për një ditë për shkak se palestra në Vushtrri ka pikuar shkaku i reshjeve të shiut.

Trepça bëhet skuadra e tretë e BKT Superligës që kualifikohet në gjysmëfinale pas Pejës dhe Sigkos Bashkimit, që eliminuan Kosovën, përkatësisht Vëllaznimin. Skuadra e katërt do të përcaktohet javën tjetër, pas duelit mes Sigal Prishtinës dhe Dritës.

Kthehu mbrapa

Shto koment