Trepça - Drenica, kurdisje ditë e për drekë!

08.04.2013 (komentet: 0)

Në një skenë tipike të ndeshjes së kurdisur në minutën e fundit të kohës shtesë, Trepça ia ka lëshuar një gol Drenicës.

Trepça e Mitrovicës ia ka falur fitoren dhe tri pikë, Drenicës së Skenderajt në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, raporton sporti1.

Më herët në minutën e 60-të është akorduar një penallti e dyshimtë për kuqezinjtë, të cilën nuk e ka relizuar dot sulmuesi prishtinas, Berat Hyseni. Megjithatë atë nuk e bën dot në kohën e rregullt, dy klubet e realizuan në minutat shtesë, kur një lojtar i Drenicës krosoi ulët nga ana e djathtë e fushës, kurse në skenë të befasishme dhe me dyshime pozicioni jashtë loje ishin një grumbull lojtarësh, ndër të cilët njëri mori topin dhe i papenguar deri në afërsi të madhe shënoi i papenguar ndonëse ndiqej nga një mbrojtës. është pak e rëndësishme kush shënoi gol.

Pritet të shihet nëse komisioni i garave, i cili po ndërmerr masa ndaj lojtarëve që po reagojnë kundër arbitrave, a do të ndërmarrë masa ndaj këtij goli që mund të quhet gjithqysh, veq jo i vërtetë.

Kjo ndeshje ishte edhe një dëshmi pse nuk kemi shikues nëpër stadiume, sponsor, tifoz e interesim të përgjithshëm për këtë sport në Kosovë.

Kthehu mbrapa

Shto koment