Trepça ’89 fiton derbin e Mitrovicës

04.04.2013 (komentet: 0)

Trepça ’89 e ’89 e ka fituar derbin e qytetit të Mitrovicës sot, duke e mposhtur rivalin lokal Trepça me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Ekipi i Gani Sejdiut ka qenë më i mirë, duke krijuar më shumë raste, prandaj fitorja i takoi me plot meritë.

Labinot Jetullahu e pati një rast të mirë për 89-shin në pjesën e parë, kurse goli arriti në atë të dytë, kur zëvendësuesi Florent Sejdiu shënoi në minutën e 67-të, pasi e mori një top maestral nga kapiteni Shpëtim Idrizi.

Ky i fundit e pati një tjetër rast të volitshëm në fund të takimit, por dështoi edhe pse doli ballë përballë portierit. Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 mbeti në luftë për titull, tri pikë prapa kryesuesit Prishtina.

Para fillimit të takimit, qyteti i Mitrovicës i nderoi dy ish futbollistët e njohur, Elvis Osmanin e Trepçës dhe Lindrit Misinin e Trepçës ’89, të cilët i dhanë fund edhe zyrtarisht karrierës si futbollistë.

Liria – Hajvalia 0:0

Liria dhe Hajvalia i kanë ndarë pikët, në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot. Skuadra prizrenase, e cila i ka humbur shpresat për mbijetesë, luajti pa ndonjë ngarkesë, ndërsa mysafirët i kërkuan të tria pikët, edhe pse nuk ia dolën t’i merrnin. Këtë synim të tyre ua mohoi Visar Sermaxhaj, i cili dështoi të shënonte nga penalltia.

Tabela

1. Prishtina 44 pikë

2. Trepça '89 41

3. Trepça 34

4. Drita 34

5. Ferronikeli 31

6. Hajvalia 30

7. Besa 29

8. Hysi 27

9. Drenica 22

10. Ll. Kosova 22

11. Vëllaznimi 21

12. Liria 15

Kthehu mbrapa

Shto koment