Tradita vazhdon, Chelsea I Mourinhos e qmonton Unitedin

19.01.2014 (komentet: 0)

Chelsea ka fituar me rezultat 3-1 kundër Manchester United duke mbajtur kështu hapin me dy skuadrat lidere, Arsenalin dhe Manchester Cityin.

Eto’o ishte kryefjala e këtij takimi, i cili shënoi hat trik për Chelsean.

Ai shënoi dy gola në pjesën e parë (17 dhe 21) ndërkaq me të filluar pjesa e dytë shënoi edhe golin e tretë në minutën e 49.

E tëra çka bëri Manchester ishte një gol i shënuar nga Chicharito në minutën e 78 të takimit.

Me këtë humbje Manchester United vazhdon serinë e dobët dhe do ta këtë shumë vështirë që të luftojë edhe për vendin e katër pasi që konkurrenca sivjet është shumë e ashpër.

Punoi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment