Torcida, flamur gjigant në mes të qytetit

20.03.2014 (komentet: 0)

Grupi i tifozëve, më i vjetri në Kosovë, Torcida, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të tifozerisë kanë shpalosur një flamur gjigant me ngjyrë gjelbër e zi në mes të sheshit në Mitrovicë.

Ishin dhjetra tifozë të Trepçës, të grupit të tifozëve Torcida, ata që me rastin e 30 vjetorit të themelimit të tifozerisë shpalosën një flamur gjigant në një prej ndërtesave më të mëdha në Mitrovicë.

Ky gjest entuziasmoi në masë të madhe banorët dhe i bëri ata të ndihen krenarë me tifozerinë.

Me rastin e festimit të 30 vjetorit pritet të mbahet edhe një koncert i madh në sheshin e qytetit në Mitrovicë.

Grupi i tifozëve Torcida është formuar në vitin 1984 dhe llogaritet si tifozeria e parë shqiptare.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment