Tjetër debakël për Interin

06.10.2014 (komentet: 0)

Interi ka shijuar një tjetër humbje në Serie A. Kësaj radhe zikaltrit u viktimizuan nga Fiorentina në Stadio Artemio Franchi (3-0).

 

Tjetër debakël për Interin

Rezultati u zhbllokua që në minutën e shtatë kur Khouma Babacar e dërgoi në rrjet një top nga largësia.

Handanovic u ndëshkua përsëri në pjesën e parë. Viola realizoi një tjetër gol të mirë, ndërsa Juan Cuadrado ishte realizues (19’).

Për debaklin e Interit u kujdes Nenad Tomovic (76’), i cili shënoi golin e tretë të vendasve.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Nerazzurrëve, pas turpërimit në Giuseppe Meazza nga Cagliari në javën e kaluar (1-4).

Pas javës së gjashtë, Interi është në vend të dhjetë në tabelë me tetë pikë, dhjetë më pak se lideri Juventus.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në San Paolo, Napoli ka fituar përballë Torinos me rezultat 2-1.

Lorenzo Insigne (55’) dhe Jose Maria Callejon (72’) shënuan për vendasit, kurse Fabio Quagliarella realizoi golin e mysafirëve (14’).

Napoli është në pozitën e shtatë në tabelë me dhjetë pikë të grumbulluara pas gjashtë javësh. 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment