Tifozët ultras të Milanit paralajmërojnë protestë

15.03.2014 (komentet: 0)

Tifozët ultras të Milanit, Curva Sud, janë duke planifikuar një protestë para ndeshjes ndaj Parmës të dielën.

Rossonerët janë kritikuar shumë që prej eliminimit të tyre katastrofik nga Liga e Kampionëve dhe duket se edhe tifozëve u ka ardhur në maje të hundës.

Protestat do të jenë kunderjt Adriano Gallianit dhe disa prej lojtarëve të ekipit.

“Si rezultat i një tjetër rezultati zhgënjyes nga ky sezon katastrofik, ne tashmë kemi përmendur protestën në dhjetor, kurse tani kemi vendosur që ta bëjmë atë sepse durimi na ka kaluar”.

“Ne i kemi identifikuar ata që për mendimin e tifozëve Rossoner, janë figurat kyçe që klubi ka ardhur në këtë situatë të keqe”, shkruan në një komunikatë të Curva Sud.

Më tej ata shtojnë se 37 pikë më pak se lideri Juventus është një gjë e papranueshme për Rossonerët dhe se për këtë është përgjegjës Adriano Galliani.

Sipas tyre të lehtë s’do ta kenë as lojtarët, që do të kenë pritje të nxehtë para se të hyjnë në stadium, pasi në vend se të mendojnë për futboll dhe të stërvisin, disa lojtarë të mbi-paguar mendojnë se si të postojnë fotografi në rrjetet sociale dhe të rezervojnë një tavolinë në diskotekë.

Milani është në vendin e 10-të me 37 pikë më pak se lideri Juventus.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment