TIFOZËT SHQIPTARE NDJEKIN STËRVITJET E KOMBËTARES

02.09.2015 (komentet: 0)

Kombëtarja shqiptare është pritur nga qindra tifozë në stërvitjen e së martës në Treviso (Itali), ku po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës eliminatore te Euro 2016 ndaj Danimarkës.

Grupi i tifozëve me flamuj dhe fanella të përfaqësueses kanë pritur lojtarët që në hyrjen e stadiumit, ndërsa me pas kane ndjekur seancën stërvitore.
Trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi, ka parashikuar edhe një stërvitje të hapur në të njëjtin stadiumin në orën 18.00 të ditës së mërkurë, ku priten përsëri shumë tifozë.
Kombëtarja shqiptare do të niset të enjten për ne Kopenhagë, ku të premten do të luhet ndeshja Danimarkë – Shqipëri. 

Kthehu mbrapa

Shto koment