Tifozët kroatë: “Vraje, vraje serbin”

22.03.2013 (komentet: 0)

Derbi i madh i ballkanit që po zhvillohet në këto momente mes Kroacisë dhe Serbisë ka ngritur euforinë e tifozëve kroatë në Zagreb, atje ku po zhvillohet ky takim.

Para ndeshjes, tifozët kroatë në numër të madh janë parë rrugëve të Zagrebit duke brohoritur kore të mëdha anti-serbe, ndër të cilat ka qenë edhe “vraje, vraje serbin”.

Këto thirrje ultranacionaliste të tifozëve kroatë kanë vazhduar edhe gjatë takimit. Gjatë gjithë pjesës së parë i gjithë stadiumi “Maksimir” në Zagreb, ku janë mbledhur rreth 50.000 tifozë të flaktë, ka kënduar kore anti-serbe.

Kthehu mbrapa

Shto koment