TIFOZËT E DORTMUNDIT PROTESTË, HEDHIN TOPA TENISI NË STADIUM

10.02.2016 (komentet: 0)

Pritej një spektakël me top futbolli por jo, kjo nuk ndodhur.

Ka ardhur një protestë-spektakël me topa tenisi nga tifozët e Dormundit si reagim për çmimet e larta të biletave në çerekfinalen e kupës së Gjermanisë.

Në ndeshjen çerekfinale të kupës së Gjermanisë në futboll midis Stuttgard dhe Dortmund e zhvilluar në stadiumin ‘Mercedez Benz Arena’, tifozët e Dotmundit kanë protestuar për çmimin e biletës të vendosur nga klubi i Stuttgartit, pikërisht për tu futur në stadium.

Ata kanë paguar rreth 50 euro që të ishin prezent në ndeshjen eleminatore të kupës. Tifozët janë futur në stadium rreth 20 minuta me vonesë, dhe kishin një banderolë proteste ku shkruhej “Futbolli duhet të jetë i përballueshëm.”

Topat e tenisit kanë qenë shumëngjyrësh dhe futbollistët e Dortmundit janë munduar ti nxjerrin ato nga fusha.

Sa për statistikë ndeshja midis Stuttgard dhe Dortmund përfundoi 3-1 në favor të Dortmundit, i cili u kual ifikua për në gjysmëfinalen e kupës së Gjermanisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment