Tifozat e Bayernit për FIFA-n: Thuaj ‘PO’ Kosovës

12.03.2014 (komentet: 0)

Në stadiumin gjigant gjerman "Allianz Arena" në ndeshjen e 1/8 së finales së Champions League në mes të Bayern Munich dhe Arsenal, është bërë thirrje për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare të futbollit, përkatësisht në FIFA dhe UEFA.

Prapa portës së portierit të kampionit aktual të kësaj gare, Manuel Neuer të Bayernit u pa mbishkrimi për njohjen e Kosovës.

"Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës", shkruhej në parullën e shpalosur nga tifoz të ‘Rekordmesiter’.

Kujtojmë se Bayerni pas dy ndeshjeve ka arrit të eliminoj skuadrën angleze të Arsenalit, duke fituar një biletë për në çerekfinale të garës më elitare evropiane për klube. /Tribuna/

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment